E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, njollë për Qipron e 25 viteve të fundit

 

Shqipëria i shkakton Qipros një nga tre humbjet më të thella në 25 vitet e fundit. 6-1 i mbrëmjes së mërkurë nuk është një rekord negativ për qipriotët pasi në historinë e tyre futbollistike kanë hequr edhe më keq (12-0 me Gjermaninë) por ndaj Shqipërisë ata kanë pësuar një rezultat të pabesueshëm. Kjo për faktin se ekipi ynë konsiderohet si i dorës së tretë në Evropë, në një rang me skuadra si Islanda, Mal i Zi, Gjeorgjia, Estonia, Luksemburgu, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Malta, etj. Por me fitoren e 12 gushtit kuqezinjtë u rreshtuan përbri skuadrave elitare që kanë bërë goleada kur përballë kanë pasur këtë skuadër. Mes tyre janë Gjermania, Suedia, Rumania, Italia, Zvicra, Skocia, Spanja, Anglia, Danimarka, Polonia, Jugosllavia, Franca, Irlanda, Çekosllovakia, Holanda, Portugalia, etj. Ndërkohë humbjet më të mëdha të qipriotëve janë në periudhën e viteve 50-80. Seria e rezultateve negative të asaj periudhe përfundon me humbjen 8-0 me Holandën 1987. Prej asaj kohe Qipro ka njohur vetëm tri rezultate tenistike ndaj Portugalisë (6-0) më qershor 2001, ndaj Sllovakisë (6-1) në shtator 2006 dhe së fundmi nga Shqipëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›