Duro nuk e terheq denoncimin ndaj kreut te bashkise se Peqinit
Ndeshja e fundit e kampionatit, mes Beses dhe Shkumbinit, eshte shoqeruar me disa incidente te lehta, pasi tifozet kavajas jane irrituar me pjesetare te stafit drejtues te ekipit kundershtar. Por takimi i kaluar mes tyre, i vlefshem per kualifikimin ne finale te Kupes se Shqiperise, shenoi incidente shume me te renda dhe ishin paralajmeruar deri diku rastet e fundit. Trajneri i Beses, Shpetim Duro eshte goditur ne dhomat e zhveshjes dhe pas ngjarjes se rende ai denoncoi kreun Bashkise se Peqinit, ndihmesin e tij, si dhe nje pjesetar te stafit drejtues te skuadres vendase. Trajneri i Beses, Shpetim Duro ka vazhduar nderkohe betejen ligjore ndaj kreut te bashkise se Peqinit, Rrushi, te cilin nuk ka pranuar te fale, pavaresisht nderhyrjeve per te bere nje gje te tille. Trajneri i Beses, Shpetim Duro ishte i pranishem dje ne Elbasan, ku eshte pritur nga prokurorja e ketij qyteti, ne lidhje me denoncimin ndaj drejtuesve bashkiake te qytetit te Peqinit. Sakaq, Duro eshte shprehur edhe nje here tjeter, se nuk ka ndermend te terhiqet nga rruga ligjore. “Gjate diteve te fundit ka pasur tentativa per nje takim me drejtuesit peqinase, me qellim qe kjo ceshtje te mbyllet”, – theksoi Duro. “Por kjo gje nuk ka per te ndodhur, sepse jam i vendosur qe ceshtjen ta coj deri ne fund. Nuk kam pare qofte edhe nje ndjese publike, te drejtuesve te Shkumbinit, pas incidentit qe ndodhi ne ate ndeshje, ndaj edhe sic e shihni jam duke e ndjekur ceshtjen ne rruge ligjore”, - perfundoi Shpetim Duro.