E Diel, 1 Nëntor 2026

Laci ne “qiellin e shtate”, shperblehet ekipi per fitoren ndaj Tiranes

Laci eshte shperblyer per suksesin e fundit qe shenoi ne ndeshjen ndaj Tiranes. Skuadra e drejtuar nga trajneri Stavri Nica fitoi me rezultatin 2-1 ne kryeqytet dhe eshte ngjitur me kete fitore ne vend te trete. Presidenti Laska ka shperblyer ekipin me rreth 10 milione leke te vjetra per kete fitore, nderkohe qe entuziazmi i Lacit ka vijuar gjate gjithe nates, ne nje feste, me tifoze te shumte te skuadres. Pjesemarrja ne Europa Lige per Lacin, ne rast se do te ruaje vendin e trete deri ne fund te kampionatit do te jete historike. Nga ana tjeter ndalesa e Tiranes se Staroves, ne nje perballje me rivalin direkt per vendin e trete ka nderlikuar pozitat e kampioneve ne fuqi. Tirana mund te rrezikoje edhe objektivin minimal, kualifikimin ne Europa Lige. Trajneri i Tiranes, Sulejman Starova theksoi se disa gabime ne mbrojtje sollen humbjen e pare te bardhebluve, qe prej kohes kur tekniku eshte ulur ne stolin e 24 here kampioneve te vendit. Nderkaq, Starova u shpreh i bindur se ne javet e mbetura, Tirana do te reagoje dhe do te rifitoje serish vendin e trete, per te marre pjese ne kompeticionet evropiane, si e vetmja mundesi per te shpetuar sezonin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›