Roben: Kualifikimi i Bajernit, ende nuk eshte i sigurt
Skuadra gjermane e Bajernit te Mynihut, fitoi ndeshjen e pare gjysmefinale te Liges se Kampioneve, me Lionin 1-0 dhe me kete fitore eshte afruar prane finales se Bernabuet. Per Lionin do te ishte historike, ne rast triumfi ne ndeshjen e kthimit, ndersa autori i golit te vetem ne ndeshjen e zhvilluar te merkuren ne mbremje ne “Alianc Arena” Arjen Roben deklaron se kualifikimi ende nuk eshte arritur. Pas fitores se pare 1-0, ish-mesfushori i Realit te Madridit tha se do te jete e veshtire per bavarezet qe te arrijne ne finale, pavaresisht triumfit te pare: - “Asgje nuk eshte vendosur, pas ndeshjes se pare. Ndoshta skuadra jone ka fituar nje avantazh te lehte por ne kemi nje ndeshje tjeter te veshtire para, per te luajtur ndaj Lionit. Kemi bere nje pune te madhe pas fitores se pare. Ne krijuam raste te shumta dhe mund te kishim siguruar nje fitore me te lehte. Lioni kishte nje skuader te mire, ata jane teknikisht te forte dhe gjithashtu kompakte dhe te organizuar mire ne mbrojtje”. “Ne kishim shume shanse ne pjesen e pare te ndeshjes. Kartoni i kuq papritur e beri me te veshtire ndeshjen per ekipin tone. Ndeshja ndryshoi totalisht, pas daljes me karton te kuq te nje lojtari te ekipit tone. Ne ishim me te mire nga cfare pritej pas mbetjes ne inferioritet numerik dhe madje skuadra u ndje komode per shume kohe. Ne fund qellimi u arrit, cka ishte me e rendesishme”, - shtoi holandezi i Bajernit te Mynihut, Arjen Roben. Holandezi eshte duke perjetuar nje forme te shkelqyer gjate ketij sezoni dhe eshte padyshim lojtari me i mire i Bajernit per momentin.