E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro pranë kalimit te Omonia në Qipro

Ish-mesfushori i Tiranës, Klodian Duro, i përjashtuar së bashku me Endri Vrapin e Ervin Sinën pas ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë pohoi me mediat se është shumë pranë kalimit te Omonia e Qipros. Në ishull luajnë aktualisht edhe portieri Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta) dhe Altin Haxhi (Apoel).
Klubi i Tiranës në mënyrë parodoksale i dërgoi një letër FSHF-së për të mos qenë pjesë e Kombëtares: Duro, Vrapi e Sina, pasi sipas drejtuesve bardheblu kanë prishur imazhin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›