E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, test me Skenderbeun para Dinamos

Zakonisht dita e mërkurë është dita e testimit të skuadrave shqiptare për të nxjerrë edhe formacionin që do të luajë në ndeshjen zyrtare tri ditë më pas. Partizani, në fakt testimin do ta kryej po të mërkurën, por me të vecantën se ajo do të zhvillohet në një ndeshje zyrtare.
Përballë skuadrës së kuqe do të jetë Skënderbeu (14 maj, ora 16:30) i vendit të fundit dhe ndeshja parashikohet të ketë një "sfond stërvitor", edhe pse ekipi korcar mbërrin për herë të fundit në kryeqytet për ketë edicion. Një ndeshje e lehtë në letër përpara se të luhet të shtunën derbi i vështirë me Dinamon.
Trajneri Lika nuk kërkon të nënvlerësojë takimin, por përvec kapitenit Ardit Beqiri (i skualifikuar) ish-trajneri i Shpresave synon të kursejë energjitë edhe të disa titullarëve: dy korcarëve Paulin Dhembi e Blendi Shkëmbit, si dhe mesfushorit sulmues Gjergji Muzaka, i cili kreu edhe një test me Nantën në Francë.
Partizani i ka fituar të dy takimet sezonale me Skënderbeun: 4-0 në "Qemal Stafa" në javën e 7-të (golat: Muzaka, Abilaliaj, Gjyla e Bakaj) dhe 2-1 në Korcë (golat: Shkëmbi, Bakaj si dhe Shtupina për Skëndërbeun).
Dy ekipet u takuan në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu fitoi në Korcë 1-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit Partizani fitoi thellësisht 5-0.
Në 97 ndeshjet të zhvilluara midis tyre, Partizani ka arritur 59 fitore, Skënderbeu 17 fitore dhe 24 takime janë mbyllur në barazim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›