Ndeshjet play-out më 24 e 25 maj

Ndeshjet e "play-out", që do të përcaktojnë dy skuadrat e dyta që do të luajnë në Kategorinë Superiore do të luhen përkatësisht, më 24 maj në "Selman Stërmasi" dhe më 25 maj në "Qemal Stafa".
Formula e këtij sezoni përcakton se vendi i 10-të i Kategorisë Superiore do të përballet me vendin e 4-të të Kategorisë së Parë (në "Selman Stërmasi"). Vendi i 9-të i Kategorisë Superiore do të luajë kundër vendin të 3-të të Kategorisë së Parë (në "Qemal Stafa").
Në Kategorinë Superiore për dy vendet që të cojnë në play-out luftojnë tre ekipe: Besëlidhja, Teuta e Kastrioti, ndërsa për dy vendet e Kategorisë së Parë luftojnë po tre ekipe: Lushnja, Apolonia e Laci.