Duro sindikalistëve: Gati për dialogun social
Ministri i Punës, Anastas Duro, u takua dje me një përfaqësi të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kryesuar nga kryesindikalisti Gëzim Kalaja. Ai e informoi ministrin Duro se prej disa kohësh, Konfederata e Sindikatave të Pavarura ka kërkuar nënshkrimin e një marrëveshjeje trepalëshe midis qeverisë, përfaqësuesve të punëdhënësve dhe atyre të organizatave sindikale. Ai theksoi se me ndërmjetësimin e strukturave të negociimit dhe pajtimit të Ministrisë së Punës, janë zgjidhur konflikte pune në sektorin e naftës, telekomunikacionit, etj., duke shmangur edhe agravimin e situatës.
Ministri Anastas Duro theksoi se institucioni që ai drejton, e konsideron detyrim ligjor ndërmjetësimin e dialogut social në vend dhe e vlerësoi si shumë të rëndësishëm kontributin që japin organizatat sindikale në këtë drejtim. "Ne jemi të angazhuar të forcojmë bashkëpunimin dhe mirëpresim çdo kërkesë, propozim apo sugjerim për të përmirësuar situatën dhe punën tonë", u shpreh Duro. Ministri e vlerësoi të drejtë kërkesën e sindikalistëve, por edhe partnerëve të tjerë socialë, për hartimin dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje trepalëshe, e cila do t‘i hapte rrugën forcimit të dialogut social në vend.