E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Durrës,pranga të dyshuarit si autor

Durrës, arrestohet i dyshuari si autori i vrasjes së të riut 26-vjeçar
Policia e Durrësit bëri të mundur arrestimin e të dyshuarit si autori i vrasjes së të riut Emiljano Sula në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Autori është Fundim Dedja, pronar i lokalit ku ndodhi sherri dhe më pas vrasja e 26-vjeçarit me origjinë nga Lushnja. Sipas burimeve, viktima Sula është zënë me pronarin e lokalit për shkak se ka ngacmuar balerinat që kërcenin aty. Konflikti ka nisur me fjalë ofenduese dhe goditje grushtesh, dhe më pas degjeneroi me përdorimin e armëve jashtë ambienteve të lokalit mes dy protagonistëve, ku si pasojë Emiljano Sula mbeti i vrarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›