E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti në familje, plagos rëndë vëllain

Sherret në familje kanë sjellë plagosjen e rëndë një
personi dhe arrestimin e vëllait të tij për këtë krim.
Ngjarja ka ndodhur dy net më parë në Tiranë, ndërkohë
që i dëmtuari ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po
kurohet në spital. Sipas policisë, vëllezërit Ahmet Vathi
dhe Zurdi Vathi janë protagonistët e këtij krimi brenda
familjes. Nga të dhënat hetimore mësohet se ata janë
të dy të martuar dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi. Ky fakt
ka sjellë disa herë konfl ikte mes tyre, por ai i dy netëve
më parë ka qenë më i rëndi. Rreth orës 20:00, policia e
kryeqytetit është njoftuar se në rrugën "Qemal Stafa",
në një banesë ka ndodhur një plagosje e rëndë. Me t‘u
njoftuar, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e
Komisariatit Nr. 4, të cilat janë përforcuar edhe nga ato
të seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit.
Kur kanë mbërritur aty, policia është vënë në dijeni se
Zurdi Vathi, 52 vjeç, është plagosur rëndë me mjete të
forta nga vëllai i tij, Ahmeti 50-vjeçar, i cili ishte larguar
nga vendi i ngjarjes. Menjëherë është bërë shpallja në
kërkim e tij dhe dje është mundësuar prangosja nga
ana e policisë. Ndërsa i dëmtuari ndodhet në spital në
gjendje të rëndë shëndetësore. 50-vjeçari është arrestuar
për plagosje të rëndë me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›