"Zhduket" adoleshentja, nëna kallëzon në polici
Vonesa disaditëshe e vajzës së saj 17-vjeçare jo vetëm që
ka alarmuar nënën, por edhe e ka detyruar të denoncojë në
polici. Burime të besueshme të policisë thanë se rreth orës 10:00
të ditës së djeshme, 51-vjeçarja Fitnete B., banuese në Babrru,
u paraqit në Komisariatin Nr. 5 të policisë për të kërkuar ndihmë
për gjetjen e vajzës, Anxhela K. Sipas burimeve bëhet e ditur
se gjashtë ditë më parë, adoleshentja është larguar nga shtëpia
pa dijeninë e prindërve. Pas regjistrimit të kallëzimit penal,
ofi cerë të komisariatit nisën punën për zbardhjen e rrethanave
të ngjarjes. Hetimet paraprake duket se e kanë çuar policinë
edhe drejt një piste të mundshme, e cila fl et për një largim me
dëshirë nga shtëpia, me të dashurin e vajzës. Burimet thanë
se janë marrë në pyetje shoqe të së zhdukurës dhe të njohur
të saj dhe se janë në pistën e duhur për kthimin e saj në shtëpi.