E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga për falsifikim dhe korrupsion

I vënë nën hetim prej kohësh për falsifi kim dokumentesh të
ndryshme, arrestohet një 41-vjeçar. Burime zyrtare nga Policia
e Tiranës thanë gjatë ditës së djeshme se specialistët e Seksionit
Kundër Korrupsionit pranë Policisë së Tiranës, në sajë të një hetimi
intensiv 6-mujor, me teknika speciale të hetimit, kanë përfunduar
me sukses operacionin policor të koduar "I diplomuari", duke
realizuar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, për Krenar Beqaraj, 41 vjeç, lindur në Përmet dhe banues
në Tiranë, i proceduar më parë për falsifi kim dokumentesh.
Ndërkohë është ndaluar nga specialistët e Seksionit Kundër
Korrupsionit edhe Nazmi Shemlliu, 55 vjeç, lindur dhe banues
në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se, bazuar
në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u mundësua
edhe kapja e tij, e cila me vendim e datës 20 qershor 2008 e ka
dënuar këtë person me 6 muaj heqje lirie, si dhe me shumën e
parave prej 300 mijë lekë gjobë, pasi akuzohet për konsumim
të veprës penale të "shpërdorimit të detyrës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›