E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Ja oraret më të mira për të kaluar kufirin

Policia e Shtetit dje ka bërë një njoftim-shërbimi për të gjithë
emigrantët apo turistët që lëvizin nëpër pikat kufi tare të
vendit tonë. Ajo i informoi gjatë ditës së djeshme qytetarët për
oraret më të përshtatshme kohore kur ata mund të lëvizin lirshëm
nëpër pikat e kalimit kufi tar në drejtim të Greqisë. Kështu,
Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufi tar të Kakavijës i
sugjerojnë qytetarët që të shfrytëzojnë për lëvizjen e tyre drejt
shtetit grek intervalet kohore nga ora 16:00-21:00 dhe 00:00-
09:00, ku fl uksi i lëvizjes është shumë i ulët. Ndërsa në Pikën
e Kalimit Kufi tar të Kapshticës këshillohet lëvizja sidomos në
intervalet kohore nga ora 17:30 deri në orën 10:00, ku fl uksi i
lëvizjes së qytetarëve është i pakët. Këto sugjerime bëhen në
funksion të masave të marra nga Policia e Shtetit për përballimin
e fl uksit të lëvizjes në pikat e kalimit kufi tar, me qëllim për
t‘ju ardhur në ndihmë qytetarëve që lëvizin kryesisht në pikat
e kalimit në drejtim të shtetit grek. Burime zyrtare nga policia
thanë se, Departamenti i Kufi rit dhe Migracionit në Policinë e
Shtetit, në kuadër të masave të marra për përballimin e fl uksit
të lëvizjes në pikat e kalimit kufi tar, me qëllim për t‘ju ardhur
në ndihmë qytetarëve që lëvizin kryesisht në pikat e kalimit në
drejtim të shtetit grek, informon qytetarët se në pikën e Kalimit
Kufi tar Kakavijë, gjatë kësaj periudhe fl uksi më i madh i lëvizjes
është konstatuar nga ora 09:00-16:00, si dhe nga ora 21:00-
24:00. Në Pikën e Kalimit Kufi tar Kapshticë, fl uksi më i madh
i lëvizjes është konstatuar nga ora 10:00-17:30. Shërbimet e
Policisë Kufi tare të kësaj pike u sugjerojnë qytetarëve që për
lëvizjen e tyre drejt shtetit grek të shfrytëzojnë dhe intervalet kohore
nga ora 17:30 deri në orën 10:00, ku fl uksi i lëvizjes është
i pakët. Policia Kufi tare dhe Migracionit garanton një shërbim
të pandërprerë përgjatë 24 orëve dhe numri i sporteleve për
përpunimin e qytetarëve dhe automjeteve është përforcuar me
personel shtesë për përpunimin në kohë si të qytetarëve, ashtu
dhe të automjeteve me të cilat ata lëvizin. Policia e Shtetit bëri
të ditur gjithashtu se ka përforcuar me personel shtesë numrin
e sporteleve për përpunimin e qytetarëve dhe automjeteve
në pikat e kalimit kufi tar të vendit, ndërsa jep garanci për një
shërbim të pandërprerë përgjatë 24 orëve në këto pika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›