E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i të ardhurve në portin e Durrësit

Sezoni i pushimeve ka shtuar numrin e të ardhurve në portin e Durrësit. Gjatë 48 orëve të fundit kanë mbërritur afro 8600 udhëtarë dhe 1681 automjete, ndërsa pritet që numri i tyre të rritet çdo ditë. 

DURRËS- Gjatë 48 orëve të fundit në portin e Durrësi, kanë mbërritur afro 8600 udhëtarë dhe 1681 automjete, ndërsa pritet që numri i tyre të rritet çdo ditë.
Burime zyrtare nga Autoriteti portual, bëjnë të ditur se në linjat detare nga portet italiane të Barit, Ankonës dhe Triestes lundrojnë çdo ditë 14 tragete dhe një katamaran me kapacitet nga 300-2000 udhëtarë secili.
Gjatë muajve korrik dhe gusht kompanitë e lundrimit kanë parashikuar disa lundrime shtesë për të lehtësuar fluksin e madh të kërkesave të bashkëatdhetarëve me punë dhe banim në vendet e Evropës perëndimore të cilët dëshërojnë të kalojnë pushimet verore pranë familjeve të tyre.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›