E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës- Në pranga 3 persona për abuzime me certifikatat e pronësisë.

Operacioni I koduar me emrin 'furtuna', ka vënë në pranga në mesnatë 3 persona pasi dyshohet se kanë abuzuar me certifikatat mbi pronësinë.

Ata akuzohen për korrupsion me certifikatata e pronësisë. Arrestimi është bërë në mesnatë në qytetin e Durrësit. Forcat e policisë kanë vënë në pranga 24-vjeçaren, Brikena Cato, specialiste të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Durrës, Shpëtim Canin, 41-vjeç, dhe Violeta Xhyvelja, 46-vjeç.

Nga hetimet rezulton se Shpëtim Cani dhe Violeta Xhyvelja ndërmjetësonin kundrejt përfitimeve të paligjshme duke gjetur persona të interesuar për nxjerrjen e certifikatave të pronësisë, të cilat i siguronin nëpërmjet bashkëpunimit me punonjësen e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Durrës, Brikena Cato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›