E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri protagonist

 

Përherë i njëjti avaz. Kryeministra që duan të jenë numri një dhe që duan të nxjerrin jashtë loje presidentët. Njëlloj si Nano ashtu edhe Berisha. Me të njëjtat huqe, për të bërë protagonistin. Para se delegacioni zyrtar i Shqipërisë të shkonte në Bukuresht, ku do të jepej ftesa për në NATO, "Spiuni" ndenji me disa zyrtarë të vjetër të administratës. Kujtuan kohën e Samitit tjetër të NATO-s, atij të Stambollit në vitin 2004. Nuk ishte aq i madh sa ky i Bukureshtit, por për kryeministrin Nano ia vlente një jetë që të ishte afër presidentit të SHBA-ve, George W.Bush. Dhe bëri të pamundurën. Sipas protokollit zyrtar, në rendin e parë ishin presidentët dhe në radhën pas kryeministrat. Falë alfabetit, z.Alfred Moisiu do të ishte afër homologut të tij amerikan dhe në krah të tij, sipas protokollit, duhej të ishte vajza e tij, Mirela, në rolin e Zonjës së Parë. Por zoti Nano nuk mund t'ia falte vetes të humbiste këtë rast. Dhe kërceu për t'u ulur në vendin e zonjushës Moisiu, e cila u detyrua të ulej prapa. Nuk kishte gjë më qesharake, sepse të gjithë krerët e shteteve kishin në krah femra, ndërsa vetëm presidenti Moisiu kishte në krah…Fatos Nanon. E njëjta mesele edhe në varrimin e Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali i dytë. Kryeministri Nano nuk donte që të ishte prapa, aty ku e kishin vendin kryetarët e qeverive, por gjeti një vend në radhën e parë ku ishte presidenti Moisiu dhe u ngul aty. Por ai ishte vendi i një presidenti tjetër dhe Nanon e ngritën për ta çuar në radhën e vet, atje ku Berisha thërriste: "Fatos hajde këtu", duke e kthyer në gallatë praninë e delegacionit shqiptar në ceremoninë mortore.

Dorëheqja e Mediut

Dhe çudirat nuk kanë të sosur. Dy javë më parë nuk kishte vrimë miu ku të futeshin republikanët. I hodhi në erë Ministria e Mbrojtjes dhe drejtuesi i saj, kryetar i PR-së. Dy orë pas tragjedisë që mban firmën Mediu, në orën 12, të 15 marsit 2008, "Spiuni" kthehej me makinë për në Tiranë nga rruga e Ndroqit. Pa hyrë në Sharrë i parakaloi "Touaregu" i zi dhe në vend të parë ishte emblema e republikanëve, Sabri Godo. Donte të ikte sa më larg asaj katrahure që i bëri pasuesi në PR. Por dje, ata ishin sërish bashkë, grusht bashkuar rreth partisë dhe nuk është çudi që në daljen tjetër të kërkojnë postin tjetër për Mediun. Fjala e ish-ministrit të Mbrojtjes ishte shumë prekëse. Thelbi: Shqipëria shkon në NATO falë PR-së dhe kryetarit të saj. Ky është postulat në PR dhe në kokën e kryetarit të saj. Sepse, ja, Ky është postulat në PR dhe në kokën e kryetarit të saj. Sepse, ja çfarë ndodhte pas krimit shtetëror në Gërdec. Shumë miq e shokë e merrnin në telefon Mediun që të mos shkonte në Gërdec, por të jepte dorëheqjen. "Do ta jap, por në fillim do të flas me Doktorin",- përgjigjej ministri. Një mik e mori sërish, por Mediu iu përgjigj pas dy ditësh, duke i thënë se do ta jepte dorëheqjen, por kishte vetëm një merak: pse të mos e jepte pas 4 prillit, marrjes së ftesës për në NATO.

"Varja NATO-s, qetëso shpirtrat e njerëzve!", e këshillonin miqtë, por Mediu përgjigjej:

"Po e kam ndërtuar me duart e mia, more, ndaj dua të jem ministër në Samitin e Bukureshtit". Ndaj dhe nuk e dha dorëheqjen...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›