E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës- Sekuestrohen 7 kg heroinë, trafikanti hap zjarr ndaj policisë

Durrës- Një sasi prej 7 kg lëndë narkotike është sekuestruar natën e mbrëmshme në qëndër të qytetit të Durrësit.

Operacioni antidrogë është shoqëruar me të shtëna armësh pasi drejtuesi i automjetit që po transportonte drogën ka tentuar t’i shpëtojë policisë.

Drejtuesi i mjetit ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të largohet përgjatë shkallëve të Amfiteatrit Antik, duke braktisur në rrugë makinën bashkë me lëndën narkotike brenda. Por pak minuta më vonë është arrestuar nga forcat e rendit.

Lënda narkotike e sekuestruar është e llojit heroinë me një vlerë prej 350 mijë eurove ndërsa destinacioni i saj mendohet të ketë qënë Italia.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›