Durrës- Sekuestrohen 8.2 kg heroinë, trafikanti hap zjarr ndaj policisë
Durrës- Një sasi prej 8.2 kg lëndë narkotike është sekuestruar natën e mbrëmshme në qëndër të qytetit të Durrësit.
Operacioni antidrogë është shoqëruar me të shtëna armësh pasi drejtuesi i automjetit, tip ‘Ford Fiesta’ me targa të huaja Al 788YJ, që po transportonte drogën ka tentuar t’i shpëtojë policisë.
Drejtuesi i mjetit ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të largohet përgjatë shkallëve të Amfiteatrit Antik, duke braktisur në rrugë makinën bashkë me lëndën narkotike brenda. Por pak minuta më vonë është arrestuar Ardian Balliu 40-vjeç nga forcat e rendit.
Lënda narkotike e sekuestruar është e llojit heroinë me një vlerë prej 350 mijë eurove ndërsa destinacioni i saj mendohet të ketë qënë Italia.
Shkrime të tjera me interes:
- Gjirokastër- Sekuestrohen 150 kg drogë në pyll, trafikantët hapin zjarr ndaj policisë Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 150 kg drogë mëngjesin...
- Drogë drejt Greqisë, sekuestrohen 5.1 kg heroinë në Kakavijë Kakavijë- Policia e Kakavijës ka sekuestruar 5.1 kg lëndë narkotike,...
- Zjarr ndaj policisë, trafikantët braktisin 337 kg drogë Tre trafikantë droge janë përleshur me policinë greke mbrëmë në...