E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatoret ne diten e 9 te greves njeri shkon ne spital

Minatorët e Bulqizës kanë hyrë në ditën e 9 të grevës së urisë, ndërsa raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar së tepërmi.

Një minator la grevën sot në mëngjes, si rezultat i gjendjes shëndetësore. Limon Isufi, 44 vjeç, la grevën në ditën e 9-të pas komplikacioneve që ka patur në rrugët e frymarrjes. Në grevë urie në 1400 metra nën tokë, tashmë ndodhen 14 minatorë.

Minatorët ka deklaruar vazhdimin e grevës edhe pas pranimit nga kompania konçesionare, ACR të rritjes së pagës më 20%.

Një ditë më parë, kompania ACR kërkoi nga minatorët të ndërpresin grevën dhe të kthehen në punë, duke pranuar një nga kërkesat e tyre, rritjen e pagës me 20% dhe negociata për kërkesat e tjera.

Minatorët kërkojnë rritje page tashme në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, uljen e moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›