E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 11-vjecarja vjedh paratë e gjyshes

Durrës- Një vajzë 11-vjeçare ka vjedhur paratë e gjyshes. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, kur një 68-vjeçare ka bërë denoncim në polici për mungesën e një shume parash në shtëpinë e saj. “Shtetasja 68-vjeçare bëri denoncim se i mungonin 300 mijë lekë”- thanë burimet policore, që shtuan se menjëherë pas denoncimit nisi puna për zbardhjen e vjedhjes.

Nga puna hetimore rezultoi se e dyshuar për kryerjen e kësaj vjedhje është mbesa e denoncueses, e cila do të procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Ndërkohë që policia ka deklaruar sevazhdon puna në drejtim të dokumentimit të plotë të rastit. Inspektoret e saj po interesohen se kush mund të jetë interesuar për t’i dhënë asja idenë e marrjes dhe të fshehjes së parave, sepse, sipas tyre një shumë e tillë lekësh është e pamundur që të lakmohet e të përdoret vetëm nga një vajzë e moshës 11-vjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›