E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vrarë, autor dyshohet i biri

Tiranë- Gjendet i vrarë me armë zjarrri një 58-vjeçar, në një fshat të Tiranës. Dyshimet e para të policisë janë për një krim brenda familjes, ndoshta kryer nga djali i viktimës, por ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen.

Lajmi bëhet me dije nga burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, sipas të cilave shtetasi 58-vjeç, Ahmet Lika është gjetur i vdekur në banesën e tij, në fshatin Mal Mnerr të Tiranës, paraditen e sotme.

“Ahmet Lika është gjetur pa jetë, i vrarë me armë zjarri në banesë. Policia ka bërë shoqërimin e anëtarëve të familjes dhe dyshimet janë për një vepër të djalit të viktimës”- thanë të njëjtat burime.

Sipas tyre, ende po hetohet për rrethanat dhe për përcaktimin e autorit të krimit, por ende nuk është mbërritur në një përfundim zyrtar.

Hetimet e para tregojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë natës, pas një grindjeje brenda familjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›