Pranga dy shqiptarëve në Itali, iu kap 34 kg heroinë
Itali- Tre të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë dhe 34 kg heroinë e sekuestruar është bilanci i një operacioni antidrogë në La Spezia, Itali. Droga u gjet në një apartament në lagjen Migliarina, në periferi të qytetit.
Në pranga sipas mediave italiane janë vënë në dyshqiptarë, Rudian Kapidani, 22-vjeç, rezident në Massa, me leje të rregullt qëndrimi dhe një klandestin me emrin Elton Kulla, 26-vjeç.
E arrestuara e tretë është një rumune, Isabela Elena Mihailescu, 22-vjeç, që u gjet në një apartament fqinjë, brenda të cilit kishte gjysmë kg heroinë, një pistoletë dhe 22 mijë euro. Gjithcka u zbulua gjatë një kontrolli rutinë, që zhvillohej për të mbajtur nën kontroll zonën.
Sipas policisë italiane droga vinte nga Ballkani, për tu shpërndarë më pas në tregun vendas.