E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokaina, 22 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Një organizatë e përbërë nga italianë, nigerianë dhe shqiptarë, e specializuar në trafikun e kokainës dhe heroinës u godit sot nga policia në Verona. Operacion, gjatë të cilit u arrestuan 22 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Hetimet, sipas mediave italiane kishin nisur në vitin 2007 dhe kishin zbuluar se banda importonte drogë, edhe dy kilogramë brenda javës, që shpërndahej në Italinë e Veriut, me një fitim prej disa milionë eurosh. Ndërkohë që paratë shpërndaheshin në vendet e origjinës përmes asgjensive të transfertave.

Operacioni u shoqërua nga shumë agjentë të skuadrës së Veronës, në bashkëpim me Milanon, Vincenzën dhe Trenton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›