Vlorë, arrestohet një hungarez për pastrim parash

Operacioni i koduar “Wanted” përfundoi kme arrestimin e Laszlo Vincze. 55-vjeç, lindur në Szekszard Hungari, me shtetësi dhe kombësi hungareze dhe banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Autoritetet e drejtësisë hungareze më datë 05.05.2011 të Gjykatës së Apelit të Szekszar, Hungari për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Mashtrimi” dhe “Evazion fiskal”.
Ky shtetas ndodhej në qytetin e Vlorës prej 2 vjetësh me leje qëndrimi dhe punësimi ku kishte krijuar firmën e vet “ELVIS L&M” sh.p.k e cila dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash. Për këtë arsye nga ana e Seksionit të Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë për këtë shtetas më datë 29.09.2011 ka filluar procedimi penal për veprën penale “Pastrimi i parave”.
Në lidhje më arrestimin e këtij shtetasi bazuar në nenin 495 të Kodit të Procedurës Penale, në momentin e arrestimit, në banesën e marrë me qira në lagjen “10 Korriku” nga kontrolli i ushtruar ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1. 16 vula kompanive të ndryshme me aktivitet ekonomik në shqipëri dhe jashtë saj
2. një armë gjahu teke me leje të organeve kopetente
3. automjet fuoristrada i markës CHEVROLET”
4. një sërë faturash të ndryshme transaksioneve bankare,
5. si dhe dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se i shërbenin këtij shtetas për kryerje aktiviteti të paligjshëm.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për hetime të mëtejshme. /Start/
2011-11-16 10:36