Berisha uron kryeministrin e ri të Greqisë, Lukas Papadhimos
TIRANË- Shefi i qeverisë shqiptare Sali Berisha i dërgoi sot një telegram urimi kryeministrit të ri të Greqisë Lukas Papadhimos, për detyrën dhe sfidat e reja që e presin.
Kryeministri Berisha duke i dërguar edhe përshëndetjet e qeverisë shqiptare, u shpreh i bindur se zgjedhja e Papadhimos në krye të shtetit helen do të ndihmojë në kapërcimin e krizës dhe realizimin e sfidave të reja.
“Kam ndjekur me vëmendje përkushtimin, vizionin dhe vendosmërinë Tuaj profesionale, ndaj ruaj bindjen e thellë se përzgjedhja Juaj në krye të qeverisë, në këtë situatë delikate financiare për vendin Tuaj, do të sjellë një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin e saj dhe në ecjen përpara me reformat e nevojshme për ta kthyer Greqinë në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm”.- thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit Berisha.
Ndër të tjera shefi i qeverisë shqiptare e siguroi homologun e tij grek për vijimine bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
(el.me/BalkanWeb)