Kuotat per masterat qeveria 15 mije tituj profesional

Qeveria miraton kuotat e reja të masterave shkencore dhe profesionale në Universitetet Publike. Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave theksoi se janë gjithsej 15 mijë studentë të cilët do të kenë mundësi të ndjekin masterat profesionale për këtë vit.
"Në universitetet e vendit regjistrohen për master profesional 15 mijë studentë. Kjo përbën një arritje, një tregues shumë të mirë. Dhe ajo që është akoma më inkurajuese, 20 për qind e tyre janë në shkencat e IT-së dhe të lidhura me to", tha Berisha.
Kryeministri iu referua treguesit global të konkurueshmërisë të publikuar nga Forumi Ekonomik Global dhe UNDP, për të theksuar progresin ekonomik të Shqipërisë. Sipas Berishës, ky botim do të jetë axhendë pune e ministrave të kabinetit. Shqipëria renditet në 10 vendet e para në botë për treguesin e të drejtës ligjore, dhe ndër 20 vendet e para për nivelin e pagave dhe mirëqënies së shqiptarëve.
"Politika jonë e rritjes së pagave edhe ajo ka dhënë rezultatin e vet. Ka rregulluar atë raport që ekziston midis produktivitetit dhe mirëqënies. Ku renditet Shqipëria në botë, ku e gjen veten Shqipëria në botë në këtë përpjekje për të harmonizuar pagat me produktivitetin. Në vendin e 17-të", u shpreh kryeministri.
Në këtë raport, Shqipëria ka marrë nota pozitive për sa i takon marrëdhënies mes qeverisë dhe biznesit. Berisha theksoi se vendi ynë renditet i 21 në botë për marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës, ndërsa për përdorimin e celularëve, shqiptarët renditen të 18-ët në botë.
Erjon Ajazi