E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket prej 4 ditësh përgjegjësi i karburantit, mister rrethanat

VORE-Një 37 vjecar eshte zhdukur ne rrethana misterioze qe prej ditës së premte rreth ores 14:00 kohë në të cilen ai është larguar nga një pike karburanti në autostradën Tiranë-Durres ku punonte si përgjegjës.
Familjarët e Bocerrit bëjnë me dije për TVNews 24 se kanë bërë denoncim në postën e policisë në Vore për zhdukjen e të afermit te tyre. Sipas tyre Shpëtimi nuk ka patur koflikte të mëparshme dhe as ndonjë sjellje të cuditshme kohët e fundit. Ndërkohë burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se sipas dëshimive dhe të dhënave që disponojnë deri në këto momente mund të flasim për largim dhe jo për zhdukje. Por gjithsesi sipas uniformave blu nisur dhe nga denonicimi i Familjareve materialet perkatese i kane kaluar prokurorise.

Ne karburantin ku Shpetim Bocerri punonte si përgjegjës kolegët e tij shprehen shumë të habitur për zhdukjen e tij, pasi sipas tyre 37 vjecari ishte njeri shume korrekt dhe i sjellshem në punë.

Shpetim Bocerri per here te fundit eshte pare te largohej ne kembe drejt ures se Limuthit.

(News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›