Tiranë, seminar për pastrimin e zonave të minuara
TIRANË-Zona verilindore e Shqiëprisë, tashmë është e pastruar nga minat. Ky fakt u bë i ditur sot gjatë Seminarit “ Për një Europë Juglindore të Pastër nga Minat”, të zhvilluar në Tiranë. I pranishëm në këtë seminar zv/Ministri i Mbrojtjes dhe njëkohësisht Kryetari i Komitetit të Aksionit të Minave, Petrit Karabina, tha se, “i gjithë ky territor është tashmë në një proçes zhvillimi dhe i është dorëzuar komunitetit vendas për zhvillim”. Duke u ndalur te shkatërrimi i minave, zv/ministri Karabina vuri në dukje se, janë gjetur dhe shkatërruar 11,851 dhe tani kjo zonë mund quhet e pastruar nga minat, ndërkohë që puna po vazhdon në verilindje të vendit, në disa zona të pakta që kanë mbetur ende të kontaminuara”. Shqipëria ka ratifikuar Konvetën kundër Minave që nga shkurti i vitit 2000, dhe sipas kësaj Konvente Shqipëria ka marrë përsipër disa detyrime si, shkatërrimin e të gjitha minave tokësore, shkatërrimin e zonave të kontaminuara në vendin tonë, si dhe ka marrë përsipër masa për ti kushtuar kujdes të gjithë të mbijetuarve nga minat". Të pranishëm në këtë seminar ishin të aksidentuar nga minat, donatorë, organizata joqeveritare lokale dhe ndërkombëtare të cilat kanë kontribuar në veprimin ndaj minave në rajon.
(m.a/News24/BalkanWeb)