Vlorë, vetëvritet me armën e shërbimit efektivi i policisë
Një efektiv i policisë kufitare të Vlorës i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pasi viktima Bujar Buthaci ishte kthyer nga shërbimi. Shkaku mendohet të ketë qënë gjendja e rëndë depresive.
VLORE- Një efektiv i policisë kufitare të qytetit të Vlorës ka vendosur ti japë fund jetës mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00.
46 vjecari Bujar Buthaci ka humbur jetën në banesën e tij pranë zonës së plazhit të vjetër, pasi ka përdorur armën e shërbimit për të kryer vetëvrasje. Mësohet se efektivi i policisë ka kryer aktin e vetëvrasjes sapo ishte kthyer nga puna, pas kryerjes së shërbimit të turnit të tretë në terminalin e anijeve pranë portit të Vlorës. Burime nga policia e Vlorës thonë se shkak i vetëvrasjes së efektivit të portit mund të jenë arsyet depresive.
Mësohet se prej disa kohësh 46 vjecari vuante nga shqetësime depresive ndërsa po punohet për të zbardhur shkakun kryesor të kësaj ngjarje.
(e.n/News24/BalkanWeb)