Durrës/ 22-30 gusht, Festivali Veror Ndërkombëtar i Filmit
Të paktën 18 filma priten të konkurrojnë në Edicionin e dytë të Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit, "Durrës 2009", që do të mbahet nga 22-30 gusht në qytetin bregdetar , një festival që synon njohjen me kinemanë evropiane ndërsa ndihmon në kthimin e këtij qyteti në një pikëtakim kulturash evropiane dhe ballkanike. Festivali organizohet nga Bashkia e Durrësit , nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrit të Kulturës Ardian Turku në cilësinë e Presidentit të Festivalit si dhe nga Shoqata kulturore "Çajupi".
Organizatorë të festivalit pohuan se, filmat do të konkurrojnë në seksionet, Balkan World/Botë Ballkanike dhe Contemporary Visions/Vizione Bashkëkohore ndërkohë që një seksion do ti kushtohet kinemasë retrospektikë. Një surprizë e festivalit konsiderohet filmi që do të përshëndesë çeljen e tij mbrëmjen e 22 gushtit, në Amfiteatrin Romak, fitues i Çmimit Oscar 2009, "Slumdog millionare", i regjisorit Dany Boyle.
Filmi "Gjigandi", i regjisorit Paolo Sorrentino, emra të rëndësishëm të kinemasë si regjisori çek Peter Zelenka, me filmin "The Karamazovs", fitues i Best Film në "Czech Lion Awards", "La Pivellina", një film i regjisorëve Tizza Covi dhe Rainer Frimmel, fitues në "Europa Cinemas Label", filmi më i mirë evropian në "Karlovy Vary Film Festival 2009", "Ricky" me regji te Fransua Ozo, Bullgaria me filmin "Bota është shumë e madhe dhe shpëtimi fshihet diku afër" nga regjisori Stefan Komandarev, do të jenë disa nga filmat që do të mund të ndiqen gjatë ditëve të këtij këtij aktiviteti kushtuar kinemasë .
Çmimet
Golden Gladiator - Filmi më i mirë
Çmimi i Jurisë - Regjisori më i mirë
Filmi më i mirë Ballkanik
Golden Gladiator - Çmimi i Karierës
Çmimi i Kritikës së Filmit
Aktori më i mirë
Aktorja më e mirë