E Diel, 1 Nëntor 2026

Baton fitoi mimin e Madh te Formula 1 ne Belgjike

Ka qenë një garë e shkëlqyer dhe një fitore e pastër për një ish-kampion të botës. Xhenson Baton triumfoi në Çmimin e Madh të Belgjikës në timonin e Meklaren Mercedesit, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin dhe duke përfituar edhe nga përplasja që në xhiron e parë të dy prej pilotëve më të mirë, kryesuesit të botërorit Fernando Alonso dhe anglezit tjetër, Ljuis Hamilton.
Një garë të shkëlqyer zhvilloi kampioni në fuqi i botës, Sebastian Fetel me Red Bull, që doli i dyti duke u nisur nga vendi i 10-të, ndërsa në vend të tretë doli finlandezi Kimi Raikonen me Lotus.
Kjo paraqitje bëri që Fetel të ngjitet në vendin e dytë në renditjen e kampionatit me 24 pikë më pak sesa Alonso.
Fare mirë mund të thuhet se kjo garë në Spa-Frankorshamp e rihapi një botëror që dukej çështje e zgjidhur për spanjollin e Ferrarit.
Një dramë e vërtetë ndodhi në start kur Groszhan goditi Hamiltonin i cili humbi drejtimin e makinës dhe u përplas me Alonson. Të tre këta pilotë dolën nga gara po ashtu si Perez i Zauberit.
Pas garës së 12-të të sezonit, Alonso kryeson me 164 pikë, Fetel ka 140 i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Ueber që ka 132. Raikonen ka 131, Hamilton 117 dhe Xhenson Baton është në vendin e 6-të me 101 pikë.
Çmimi i Madh i radhës është në Monza të Italisë fundjavën e ardhshme më 9 shtator, ndërsa deri në fund të sezonit mbeten edhe 8 gara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›