Durrës, 30-vjeçari plagoset me armë zjarri në oborrin e shtëpisë
DURRES - Plagosje me arme zjarri në Sukth të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e të plagosurit.
Sipas policisë, 30-vjeçari Artan Destani ka qenë duke pirë kafe në verandën e banesës së tij kur është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se autori i ngjarjes është fqinji i tij Adrian Bregu, ndërkohë që mbeten ende të paqarta shkaqet e plagosjes.
30-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e autorit dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)