Gjirokastër, sekuestrohen 140 kg lëndë narkotike, 2 në pranga, 4 në kërkim
GJIROKASTER -Policia e Gjirokastrës sekuestroi 140 kilogramë lëndë narkotike nga Lazarati dhe arrestoi në flagrancë dy persona, ndërsa shpalli në kërkim katër të tjerë.
Operacioni i koduar “Prita” është kryer në orët e para të mëngjesit në malin e Sopotit, ku ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes policisë, grupit që transportonte drogën nga Lazarati dhe grupit në anën e rrugës së Delvinës, që priste të trafikonte drogën drejt Greqisë.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia arrestoi Arben Ahmetin, i dënuar me 9 vjet burg në Greqi për trafik droge dhe Dhimitraq Rrapushin, i cili priste në automjet për ta dërguar ngarkesën drejt shtetit fqinj.
Ndërkohë katër trafikantë të tjerë janë arratisur. Sipas policisë, droga po transportohej nga Lazarati përmes kafshëve, ndërsa trafikimi i saj do të vijonte me automjet. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu edhe 4 armë zjarri dhe mjeti tip Isuzu.
(er.nu/news24/BalkanWeb)