E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 4 të plagosur nga përleshjet me armë e thika

Ngjarja ndodhi në fshatin Rrushkull të Durrësit, pas një konflikti me armë për çështje pronësie.

Policia e Durrësit tha se të plagosur me armë kanë mbetur shtetasit Artan dhe Admir Ujka, ndërkohë që janë plagosur me thika shtetasit Ylli dhe Bledar Kola. Të lënduarit kanë përfunduar në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe të atë Durrësit.

Paraprakisht thuhet se dy të plagosur përkatësisht, Bledar Kola dhe Admir Ujka, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shoqëruar në komisariat disa dëshmitarë okularë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-28 13:56
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›