Prokuroria kërkon nga KLD heqjen e imunitetit të një gjyqtari

Kjo prokurori e akuzon gjykatësin për dëshmi të rreme. Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për autorizim për heqjen e imunitetit të gjyqtarit për të vijuar hetimet.
“Procedimi penal ndaj shtetasit Alvano Murataj bëhet pasi gjatë një procedimi penal për veprën penale të korrupsionit, ai është thërritur me statusin e dëshmitarit, ku ka dhënë shpjegime në fazën e hetimeve paraprake, të cilat janë vlerësuar si të drejta dhe në përputhje me të gjitha provat e tjera. Në seancën gjyqësore për këtë çështje, kur është thirrur të pyetet si dëshmitar, shtetasi Alvano Murataj, ka ndryshuar thëniet duke dhënë dëshmi të rreme në favor të të pandehurit”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme. /S.Ll/Start/
2010-12-28 14:18
[