Netanjahu distancohet nga deklaratat e Liebermanit

Një ditë pasi ministri i Jashtëm, njëherësh dhe aleat në koalicionin qeverisës, Avgdor Lieberman, deklaroi se qeveria e Autoritetit palestinez ishte e “paligjshme”, Benjamin Netanjahu i përgjigjet duke theksuar se nuk do ti merrte parasysh këto konsiderata.
“Nëse palestinezët do të njihnin legjitimitetin e shtetit të Izraelit si një shtet hebre dhe do të hiqnin dorë nga e drejta e kthimit; nëse marrëveshja e sigurisë arrihet në bazë të pritshmërive tona, asnjë konsideratë e koalicionit nuk më ndalon të arrij marrëveshje”, deklaroi Netanjahu.
Që prej marrjes së pushtetit afërsisht dy vite më parë, Netanjahu ka dhënë shumë pak intervista për mediet. Por pas deklaratave të Liebermanit, i cili gjithashtu cilësoi liderët turq si gënjeshtarë, Netanjahu ndjeu nevojën të tregojë se distancohet publikisht nga këto deklarata.
I pyetur lidhur me komentet e Libermanit në lidhje me Turqinë, Netanjahu theksoi se “kam mësuar vite më parë se është gjithmonë më mirë të diskutosh mbi çështje në caktuara sesa t’i ngarkosh ato me sulme personale. Teksa Turqia kërkon që ne të kërkojmë falje për bastisjen e ‘Mavi Marmara’-së, ne sigurisht që nuk duam të kërkojmë falje”.
/Start/Fatjon Prroni/
2010-12-28 12:46
[