Durrës, 51 milionë lekë investime publike
Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi një shtesë fondesh prej 51 milionë lekësh për rikontruksionin e rrugëve, shesheve dhe lulishteve pranë shkollës "Nënë Tereza" dhe godinës së Poliklinikës 2 të qytetit bregdetar. Investimi prej 80 milionë lekësh, miratuar më parë nga Bashkia e Durrësit për të dyja objektet, rezultoi i pamjaftueshëm nga realizimi i punimeve në rrugën "Bashkimi" dhe sistemimi i hapësirave të reja për parkime dhe lulishte. "Shtesa e financimit u transferua nga disa investime në rrugë të tjera, të cilat janë tenderuar me çmime më të ulëta se parashikimi", - thanë burimet zyrtare të bashkisë. Prej një viti, bashkia ka nisur zbatimin e projekteve të 4 akseve rrugore brenda qytetit, po në planet e saj janë edhe rikonstruksionet e të gjitha rrugicave në lagjet e vjetra të Durrësit, tashmë të amortizuara krejtësisht.