“Parfumeria” e të rinjve të teatrit
Festivali i të rinjve 2009 vijon me një tjetër shfaqje, “Parfumeria”. Në sallën e re të Teatrit Kombëtar në Tiranë, pritet të jepet “Parfumeria”, një pjesë teatrale e dramaturgut kosovar, Haqif Mulliqi, me regji të Saimir Sinës. Kjo vepër jepet në kuadrin e përgatitjeve të edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit për të Rinj, që do të mbahet në Tiranë nga data 20 deri më 25 nëntor, ndërsa vetë shfaqja do të vihet në skenë më datë 1 nëntor. Gjatë këtij festivali do të konkurrojnë vepra të tilla si “Norvegjia sot" e Igor Bauersima, "Fundi i lojës" e Samuel Becket, "Shtëpia e Bernarda Albës" e Lorkës, “Banorët e shkallës V” e Kin Dushit dhe “Morsa” e Luigi Pirandellos.