Spanjë, katër shqiptarë të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni
Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptare që akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Në prangat e agjentëve ranë katër prej shefave të kësaj bande, që nga viti 2006 ishte marrë me trafikun e fermave të Evropës Lindore. Grupi vepronte në shtetin e Francës dhe tani kishte nisur të zgjeronte aktivitetin edhe në Spanjë.
Por ata kanë rënë në gjurmët e policisë, ku dhe janë vënë në pranga. Sipas të përditshmes spanjolle “El Pais”, janë gjendur rreth 20 gra, të cilat shfrytëzoheshin nga grupi, katër prej tyre në Tarragona dhe në qytetin kufitar të Miami Platja, rreth 30 km në jug të kryeqytetit të provincës e në komunën ku mafia ishte vendosur. Gratë e shfrytëzuara janë gënjyer duke u premtuar dokumente të rregullta për në vendet e Bashkimit Evropian. Më pas, ato janë detyruar që të dalin në rrugë dhe janë shfrytëzuar. Sipas të përditshme spanjolle, banda ka përdorur katër banesa të ndryshme, me seli në Tarragona e Miami Platja. Aty banonin si trafikantët edhe femrat e shfrytëzuara. Njëra prej vajzave u shpreh se “kanë arrestuar të dashurin tim, por unë vazhdoj që të punoj”. “Asnjë nuk më ka detyruar që ta bëj”, - u shpreh M.C., 34 vjeçe. Hetuesit francezë kishin nisur prej vitesh hetimet në lidhje me veprimtarinë e grupit, ndërkohë që në marsin e kaluar kërkuan ndihmën e policisë spanjolle. Katër të ndaluarit u vendosën në burgun e Sotos në Realin e Madridit, në pritje që të ekstradohen në Francë. Policia mori dëshmitë e femrave të shfrytëzuara. “Dua të vazhdoj që të punoj, ashtu siç kam bërë gjithmonë”, - thotë Monica Marinache, njëra prej vajzave që “shfrytëzohej” nga grupi.