E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, 6 te plagosur ne aksidente

Kater aksidente me pasoje gjashte persona te plagosur, mes te cileve nje femije dhe nje cift, kane ndodhur 24 oret e fundit ne Qarkun e Durresit. Policia nisi procedimin penal per te gjitha ngjarjet, duke ndaluar nje shofere femer, nje tjeter nen hetim ne gjendje spitalore, kurse ne rastin e fundit, drejtuesi eshte arratisur dhe mbeti i paidentifikuar. Ngjarja e pare ka ndodhur ne ish-SMT-ne Shijak, kur 22-vjecarja L. H., ne rrugen Sukth-Kater Rruget, pasi drejtonte automjetin me targa greke YPZ7878, ka aksidentuar motociklistin Sh. M., 57 vjec, qe ndodhet jashte rrezikut per jeten ne spital. Ne aksidentin e dyte eshte marre per hetim ne gjendje te lire shoferi 19-vjecar B. D., banues ne Manez, pasi me mjetin "Golf", me targa DZ558436, ne qender te fshatit Rade, ka humbur kontrollin duke aksidentuar kembesoret H. S., e A. S., 51 dhe 35 vjec, qe mbeten te plagosur. Aksidenti i trete ka qene i pazakonte per policine, pasi nje cift te rinjsh, duke udhetuar me nje autoveture luksoze tip "Bugati" me targa te huaja LF04HSY, jane perplasur me shpejtesi me kembet e ures ne autostraden Tirane-Durres, vendi i quajtur "Mbikalimi i Shenavlashit". Per fat te mire jane plagosur pa rrezik per jeten shoferi M. J., 35 vjec, nga Kashari dhe pasagjerja D. Sh., 29 vjece, nga Tirana. Ngjarja e fundit ka ndodhur te Ura e Dajlanit, kur prane Plazhit eshte plagosur 11-vjecari me inicialet E. D., kurse shoferi u arratis nga vendngjarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›