Pajtohet taksi, e grabisin me dhune
Durres- Pajtojne taksi per te udhetuar nga Tirana ne Durres, por kercenojne dhe grabisin shoferin. Dy te rinj nga Librazhdi, banues ne qytetin bregdetar, u ndaluan diten e djeshme pas operacionit te koduar "Iniciative", per akuzen e "vjedhjes me dhune ne bashkepunim", ngjarje e ndodhur me 18 mars te ketij viti dhe e zbardhur pas shume ditesh hetimesh intensive. Te ndaluarit jane Lidjon Kaza 20 vjec dhe Rifat Bala 37 vjec, te dy banues ne Shijak.
Sipas rrefimit te bere ne polici nga taksisti me inicialet N. C., banues ne kryeqytet, diten e 18 marsit atij i ishin afruar dy te rinjte duke bere pazarin per transport deri ne Shijak te Durresit ku dhe banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:00 te mengjesit, kur shoferi eshte nisur nga lagjja "Kombinat" ne Tirane ne drejtim te Durresit me mjetin e tij tip "Benz", me targa TR2497L.
I demtuari ka deshmuar se gjate rruges te dyshuarit i kane thene te shkonte ne drejtim te Sukthit. Pasi kane mberritur ne destinacion, Lidjon Kaza dhe Rifat Bala, nepermjet perdorimit te forces, i kane marre te demtuarit automjetin tip "Benz", me te cilin jane larguar dhe telefonin celular, me qellim qe te mos njoftonte ne kohe policine. I gjendur perballe kercenimeve dhe dhunes fizike te te dyshuarve, shoferi ka dale nga makina duke u larguar per te mos mbetur viktime e ndonje sulmi fatal.
Pasi grabitesit jane larguar, ai i eshte drejtuar rruges kryesore duke ndaluar nje makine te rastit dhe me pas duke njoftuar Policine e Durresit per ndihme. Per te kapur te dyshuarit policia vendore ka patrulluar per disa dite ne rruget kryesore te qarkut dhe ka kerkuar ndihmen e komisariateve fqinje, si ato te Tiranes, Krujes, Fushe-Krujes, Lezhes apo Kavajes.
"Ne saje te punes operative te kryer gjate diteve ne vijim, ne zbatim te plan-operacionit te hartuar per zbardhjen e kesaj ngjarje, u identifikuan e me pas u mundesua kapja e dy te dyshuarve per grabitjen", konfirmuan burime zyrtare. Aktualisht mesohet se po punohet per te gjetur provat materiale, makinen dhe celularin, ndersa mendohet se mjeti mund te jete derguar me ndonje servil per pjese kembimi.
Te arrestuar:
Lidjon Kaza 20 vjec, Shijak
Rifat Bala 37 vjec, Shijak
I demtuar:
N. C., taksist, nga Tirana
Grabitur: Makina tip "Benz" me targa TR2497L
Akuza:
"Vjedhje me dhune ne bashkepunim"
Durres
Nje 25 vjecar nga Durresi ka gjetur zgjidhjen me te vecante per te ndaluar policine ne nje aksion. Ai ka penguar patrullen ne sherbim per te shoqeruar nje person te dyshuar, por ka perfunduar vete ne pranga. E. M., dyshohet se ka penguar efektivet pas nje konflikti me nje tjeter person.
Sherr ne rruge, i ngul kacaviden 25-vjecarit
Durres- Sherri mes dy te rinjve ne qender te qytetit te Durresit, ka perfunduar me nje te plagosur rende dhe nje tjeter te ndaluar. I dyshuari M. Xh., 18 vjec, eshte ndaluar nga policia vendore pasi dy dite me pare, gjate nje konflikti te castit ne lagjen nr. 3, ka goditur me kacavide 25-vjecarin me inicialet E. L., i cili pas mjekimeve te marra ne spitalin e Durresit, eshte larguar per ne banese. Ndaj te dyshuarit u ngrit akuza e "plagosjes se lehte me dashje".