E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule flet për incidentet raciste në Athinë, dhe Tiranë

"Të papranueshme dhe të dënueshme thirrjet antishqiptare, në Athinë por e dënueshme edhe djegia e flamurit grek në Tiranë". Ky ka qenë reagimi i parë i kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, pas skandalit në 25 mars me thirrjet ksenofobe të ushtrisë greke.

"Incidenti i ndodhur ne 25mars është një ngjarje nga cdo këndvështrim i papranueshëm dhe këtë fati i rezervoi asaj gjithë klasa politike në Greqi.Nga ana tjetër, po kaq e papranueshme është dhe ajo që po ndjekim në ekranet televizive në vendin tonë, djegia e flamurit grek në protesta të ndryshme është një akt po kaq i papranueshëm dhe i dënueshëm që edhe ne nga ana jonë, ashtu sic bëri klasa politike, media, opinioni në Greqi, të bëjmë edhe ne në vendin tonë, për atë që ndodh në vendin tonë", deklaroi Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ.

Deklarat e Dules erdhi pas takimit me raporterin për Shqipërinë në PE, Nikolas Chountis, njëherësh eurodeputet i Greqisë. Më herët ky i fundit e dënoi rëndë aktin si të dëmshëm për marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë një takimi me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, ai u shpreh se grupi i tij në Parlamentin Europian i ka dërguar një kërkesë qeverisë greke për gjetur fajtorët e për të marrë masat e duhura.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 29 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›