E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxirrte mineral, plagoset minatori 21-vjecar

BULQIZE- Tjeter aksident ne minieren e Bulqizes, plagoset rende minatori 21-vjecar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne zonen "D" te galerive, kur Edison Durici eshte goditur nga nje masiv shkembor, teksa ishte duke punuar. Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se incidenti ndodhi ne nje prej galerive private qe zoterohen nga sipermarres te ndryshem pas dhenies me koncesion nga shteti per nxjerrjen dhe shitjen e mineralit te kromit. Minatori Edison Durici mesohet se ishte duke grumbulluar krom ne momentin qe masivi shkembor i ka rene ne shpine, duke i shkaktuar plage te renda. Ne ndihme te plagosurit i kane shkuar koleget qe e gjeten te pergjakur dhe ne situate shoku. Menjehere pas ngjarjes 21-vjecari eshte derguar me urgjence ne spitalin e qytetit dhe me pas ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku po i ushtrohet kujdesit te mjekeve. Bluzat e bardha thane se i riu ka demtime te shumta ne pjesen e kurrizit dhe do te priten zhvillimet e metejshme per te pare nese do e kaloje rrezikun vetem me nje nderhyrje kirurgjikale, apo do te duhet mjekim me i specializuar jashte vendit. Nuk eshte hera e pare qe ne galerite e minierave ne Bulqize demtohen minatore, ku numri i te vdekurve ne 3 vjet arrin ne te pakten 15 persona dhe dhjetera te plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›