E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lufte" mes familjeve, 2 te plagosur

Durres- Nje konflikt i vjeter mes dy familjeve ne Fushe-Kruje, perfundon me nje "lufte" te vertete ne mes te rruges, duke rrezikuar edhe jetet e kalimtareve te rastesishem. Bilanci i perleshjes se armatosur ka qene, dy te plagosur nen arrest policor dhe nje i trete i shpallur ne kerkim. Policia vendore konfirmoi ngjarjen e ndodhur ne fshatin Halil, prane karburantit "Alpet" dhe se motivet ishin te dobeta. Aktualisht hetohet per nje grindje te vjeter mes familjeve Daci dhe Keqi, por edhe per shkaqe pronesie. Edhe me pare ka pasur perplasje mes tyre, por dy dite me pare gjithcka ka perfunduar ne shkembim zjarri me pasoje dy te plagosur.
Mustafa Daci 45 vjec, banues ne Kruje, ka nisur te debatoje me dy vellezerit Jetmir dhe Klodian Keqi, 26 dhe 28 vjec, banues ne fshatin Halil. Debatet ne fyerje dhe sharje te ndersjellta i kane lene vendi perleshjes fizike. Fillimisht Mustafa Daci, eshte konfliktuar me Jetmir Keqin dhe dy personat kane shkuar ne banesa ku kane rrembyer armet, "Shotgan" dhe "Kallashnikov". Ne fshat eshte degjuar nga banoret nje shkembim zjarri qe ka zgjatur per te pakten 5 minuta. I pari eshte plagosur Jetmir Keqi, te cilit i ka ardhur ne ndihme vellai i tij Klodian Keqi, qe eshte kunderpergjigjur ndaj agresorit Mustafa Daci, duke e lene te plagosur edhe kete. Teksa i ka mbijetuar plumbave, 28 vjecari Keqi eshte arratisur para se te mberrinin makinat e policise me sirena ndezur.
Burime zyrtare te Policise se Fushe-Krujes, bene me dije se derguan ne spitalin e Krujes me plage te shumta ne trup te plagosurit Mustafa Daci dhe Jetmir Keqi, qe po ruhen nga forca te rendit per te shmangur perplasjen e metejshme mes familjareve. Gjendja e tyre cilesohet jashte rrezikut per jeten, pasi plumbat nuk u kane prekur organet jetesore. Burime zyrtare te policise bene me dije se si piste e pare hetohet nje perplasje per motive te dobeta, fyerje e sharje mes familjeve qe kane nisur vite me pare dhe pista e dyte eshte konflikti i pronesise. Mesohet se Jetmir Keqi eshte derguar dje, ne Spitalin Ushtarak per mjekim me te specializuar. I dyshuari Klodian Keqi u shpall ne kerkim, ndersa ka marre me vete edhe armen e zjarrit. Kurse Mustafa Dacit i eshte kapur arma tip "Shotgan". Ndaj te dyshuarve jane ngritur akuzat e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "mbajtjes pa leje te armeve te gjahut".

Te plagosur:
Mustafa Daci 45-vjec, Kruje
Jetmir Keqi 26 vjec, Fushe-Kruje
Ne kerkim:
Klodian Keqi 28 vjec, Fushe-Kruje
Akuzat:
"Vrasje e mbetur ne tentative"
"Armembajtje pa leje"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›