E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkitekti Maks Velo flet për konfliktin për "Skënderbej"

Arktitekti i njohur Maks Velo i cili ben edhe konsulencen e jashtme ne Bashkine e Tiranes, thote per Alsat se Rama nuk e dergon projektin e rehabilitimit te sheshit "Skenderbej" ne Tirane pasi e di se atje drafti do te rrezohet.

"Nuk ka asnje gje te keqe ne qofte se kjo do te shkonte dhe te KRRT-ja e Republikes. Problemi eshte qe e dime mire, qe Edi nuk e con se e di qe ata nuk e aprovojne, dhe ata e kerkojne qe te mos e aprovojne, ketu eshte problemi", thote arkitekti Maks Velo.

Duke folur per perzgjedhjen e projektit belg per qendren e Tiranes, arkitekti i njohur sqaron se ai eshte votuar nga nje juri nderkombetare ne perberjes te se ciles ka qene edhe nje perfaqesues i qeverise ndersa ne vitin 2008 eshte miratuar ne këshillin rregullues te territorit te Tiranes.

"Sigurisht qe ne momentin e pare gjithe ato ide qe vinin atje, po me kohen une personalisht jam bindur qe kjo eshte zgjidhja me e mire. E para, zvogelimi i sheshit, e dyta studioja belge operon ne nje mase te madhe me gjelberim, dhe ne mund ta bejme, kjo jep mundesi qe bashkia te operoje ne disa faza. Te beje punimet nentokesore njehere se jane shume te rendesishme, pastaj mbylljet me gjelberim dhe ti jape formen sheshit, dhe dale nga dale te zgjidhe objektet e tjera", vijon Velo.

Velo thote se nderhyrja ne sheshin "Skenderbej" eshte e domosdoshme pasi ai e ka plotesuar funksionin e saj 100 vjecar qe ne vitin 2008. te dielen, bashkia nisi punen per rikonstruktimin e sheshi "Skenderbej" ndersa ministri i Transporteve Olldashi paralajmëroi bllokimin e punimeve pasi projekti nuk ishte derguar per miratim ne KRRTRSH.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›