Durrës, 7 mijë emigrantë mbërrijnë nga Italia
Në qytetin e Durrësit fluksi i udhëtarëve ka arritur në 7 000 pasagjerë të cilët kanë udhëtuar drejt Durrësit me 8 tragete. Sipas informacionit të Portit deri në orët e mesditës kanë arritur 6 tragete dhe 2 pritet të mbërrijnë brenda pak orësh. Së bashku me pasagjerët ndodhen edhe rreth 2 000 mjete transporti.
Fluksi brenda 3 ditëve ka pasur rritje të ndjeshme. Tre ditë më parë të ardhurit ishin rreth 4 500 pasagjere, dy ditë më parë 6 000 ndërsa ditën e sotme ky numër është rreth 1 000 pasagjerë më shumë. Për të përballuar fluksin e madh të pasagjerëve janë në dispozicion 32 sportele.
Edhe gjatë ditëve në vijim deri në datën 31 dhjetor pritet të ketë numër të madh emigrantësh jo vetëm vendas por edhe shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë që kalojnë transit nga porti i Durrësit për në vendin e tyre.
Mark Brunga