E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti uron besimtarët për krishtlindjen

Presidenti i Republikës Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi u ka shprehur urimet të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë me rastin e festës së krishtlindjes.

Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës së Krishtlindjes, të shpreh urimet e mia më të mira e të përzemërta për Ju dhe, përmes Jush, për të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë kudo jetojnë e punojnë!, shprehet Topi

Presidentit vijon më tej duhet thënë se në këtë ditë feste ne urojmë që ato të mbizotërojnë jo vetëm në shtëpitë e besimtarëve, në tempujt e shenjtë, por edhe tek të gjithë njerëzit me vullnet e shpirt të mirë në të gjithë botën. Në kushtet e qytetërimit modern, shumë njerëz e humbasin drejtimin e tyre shpirtëror dhe moral, por, për ata që sinqerisht kërkojnë dritën e së vërtetës, besimi tek Zoti dhe tek vlerat më të larta humane do tua ndriçojë e lehtësojë udhën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›