Durrës, Arrestohen dy të rinj për shpërndarje droge
Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj për shpërndarje droge, të cilëve ju gjet një sasi prej 50.4 gramë heroinë. Ata janë Endrit Koçia, 21 vjeç si dhe Elvis Kopani, 29 vjeç. Të dy të rinjtë janë arrestuar nga efektivat e policisë së antidrogës në momentin që po tentonin të shpërndanin drogën tek disa të rinj që për fat të keq ishin në moshë të re. Arrestimi i tyre u bë rreth orës 01:55 në qytetin bregdetar, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa.
Në momentin e kapjes, të rinjve ju gjet dhe sekuestrua një sasi prej 50.4 gram lëndë narkotike. Dyshimet e para të policisë janë se dy të rinjtë bëjnë pjesë në një grup shpërndarës të lëndëve narkotike në mjedise të populluara. Ndërsa kapja e tyre u realizua nga shërbimet e seksionit kundër narkotikeve në drejtorinë e policisë qarkut, pas një vëzhgimi të gjatë mbi aktivitetin e tyre. Aktualisht të dy shtetasit ndodhen në dhomat e paraburgimit të Komisariatin e Policisë së Qarkut Durrës, në pritje të masës së sigurisë. Mbi to rëndon akuza e ezaurimit të veprës penale të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.