Bashkia e Tiranës takson biznesin e vogël për tabelë, edhe kur tregtarët skanë tabela

Tregtarët e tregut Çam ankohen për taksën e çuditshme të bashkisë
Rritja e galoponte e taksave vendore nga Bashkia e Tiranës për vitin 2009 dhe konkurrenca e pandershme në treg, janë dy komponentë negativë që po ndikojnë në falimentimin e biznesit të vogël. Gjithashtu, ky fenomen është ndikuar jo pak edhe nga kriza botërore, e cila ka bërë që të ulet dinamika e aktivitetit tregtar. Sipas tregtarëve agro-ushqimor në Pazarin e Ri dhe tregtarëve të veshmbathjeve në tregun Çam, taksat vendore të rritura kohët e fundit nga Bashkia e Tiranës janë të papërballueshme për biznesin e tyre dhe ata paralajmërojnë se nëse shteti nuk merr masa lehtësuese për to, biznesi po shkon drejt falimentimit.Gjithashtu, për shkak të taksës së tavolinave në Tiranë janë kyçur me dhjetëra lokale. Përveç rritjes së taksave, tregtarët janë tepër të shqetësuar edhe për konkurrencën e pandershme në treg, si dhe për uljen konsumit nga ana e konsumatorëve. Sipas tyre shumë tregtarë ushtrojnë aktivitetin e tyre njollojë si të tjerët, pa paguar as njëlloj detyrimi në shtet. Edhe për këtë ata fajësojnë bashkinë, e cila sipas tyre bën diferencime në vjeljen e taksave. Megjithatë, gati dyfishimi i taksave vendore nga një vendim i Këshillit Bashkiak, sipas tyre i ka dhënë një goditje të fortë biznesit të vogël, duke e çuar atë drejt falimentimit, pasi edhe për shkak të krizës të ardhurat nga aktiviteti tregtarë nuk i mbulojnë vlerën e të gjitha taksave dhe shpenzimeve të tjera. Bashkia e dhe qeveria po tallen me ne, duke na diskriminuar dhe shtrydhur në mënyrë të tejskajshme. Me vendimin e fundit të Këshillit Bashkiak për dyfishimin e taksave vendore, secili nga ne duhet të nga 70 mijë lekë në vit, për pastrim-gjelbërimin, vendin, tabelën etj. Tani malli qarkullon shumë ngadalë, saqë nuk mund të mendohet më për fitim. Prandaj ne i bëjmë thirrje qeverisë dhe bashkisë që të marri masa për të na lehtësuar dhe ndaluar rritjen e taksave sepse po shkojmë drejt falimentimit. Përfundimisht nuk ka shtet. Në vend që shteti duke pasur parasysh situatën ta favorizojë biznesin e vogël, përkundrazi me politikën e ndjekur po e thellon më tej krizën që na ka zaptuar, u shprehën për gazetën SOT, një grup tregtarësh në tregun Çam. Gjithsesi të dy palët e tregtarëve në kryeqytet si të Pazarit të Ri ashtu dhe të tregut Çam, falimentimin e tyre dhe rrënimin ekonomik ia faturojnë Bashkisë së Tiranës. Dyfishimi i taksave të pastrim-gjelbërimit u kundërshtua në mënyrë paqësore dhe të arsyeshme, jo vetëm nga tregtarët, të cilët prekeshin drejtpërsëdrejti nda ky veprim, por edhe nga të gjithë krerët e minibashkive të kryeqytetit. Madje ato i kërkuan Këshillit Bashkiak, jo vetëm ndalimin e rritjes së taksave, por kufizimin e tyre për shkak të krizës. Gjithashtu edhe tatimi i ri mbi fitimin i ndërmarr nga qeveria për biznesin e vogël, është kundërshtuar masivisht nga tregtarët. Megjithatë, përpjekja rezultoi e pasuksesshme, pasi për shkak të rritjes në mënyrë katër shifrore të këtyre taksave, vetëm kohet e fundit kanë falimentuar me dhjetëra biznese të vogla në kryeqytet. Sipas tregtarëve agro-ushqimor të Pazarit të ri, rritja e taksave në mënyrë absurde dhe rrënuese nga bashkia, pa dyshim do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve, sepse tregtarët detyrohen ti nxjerrin ato lekë në një farë mënyre ose ti mbyllin dyqanet e tyre. Biznesi i vogël në vendin tonë është sektori më i fuqishëm për zhvillimin e ekonomisë, si nga të ardhurat, ashtu edhe nga numri i të punësuarve. Megjithatë, biznesi i vogël është në krizë dhe tregtarët paralajmërojnë falimentimin e tyre masive në një kohë tepër të afërt.
Taksa e tabelës
Tregtarët agro-ushqimor në Pazarin e Ri dhe tregtarët e veshmbathjeve në tregun Çam, ankohen edhe për vjeljen e një takse tjetër nga ana e bashkisë, atë të të tabelës. Ndonëse para dyqaneve të tyre nuk ekziston asnjë lloj tabele për reklamë a qëllim tjetër tregtarë, tregtarëve u është vjelë taksa e tabelës. Çdo pronarë i një biznesi të vogël, ka apo ska tabelë pranë aktivitetit tregtarë i duhet të paguajë 15 mijë lekë në vit. Kështu biznesi i vogël paguan taks tabele edhe kur nuk kanë tabela. Tregtarët e cilësojnë këtë veprim si të padrejtë dhe abuzues, ashtu si rritjen e taksa vendore.