E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Bashkia nis shtrimin e rrugëve në lagjet periferike

Bashkia e Durrësit ka nisur shtrimin e rrugëve të lagjeve periferike të qytetit, të cilat prej kohësh ishin problematike. Ndërhyrjet kanë nisur kryesisht në lagjen 18, ku pas një investimi nga bashkia, ku u përfshinë punimet nëntokësore të kanalizimeve, shtrimin e asfaltimin si dhe ndriçimi, ajo ka një tjetër pamje. Kryebashkiaku Dako në përurimin e saj deklaroi se kjo rrugë do të lehtësojë jetesën e një komuniteti të tërë që banon në këtë zonë. Përmirësimi i infrastrukturës së qytetit është një prioritet i Bashkisë së Durrësit dhe se në një zonë si kjo, ku banorët kanë respektuar rregullat urbanistike, bashkia ka detyrim tu përgjigjet me infrastrukturë. Tashmë kjo rrugë do tu shërbejë banorëve duke ndikuar në rritjen e cilësisë së jetës në këtë zonë. Mund tju them se kjo është një lagje e re, ku banorët kanë ndërtuar shtëpitë e tyre me leje dhe në bazë të të gjitha rregullave urbanistike të qytetit. Dako tha: Bashkia do tu përgjigjet detyrimeve të saj, me infrastrukturë moderne këtyre banorëve që i kanë respektuar të gjitha rregullat ligjore të ndërtimit. Bashkia do të vazhdojë punën në të gjithë Durrësin, me qëllim që qytetarëve të mos u shkelë më këmba në baltë, por vetëm në mjedise të rregullta me asfalt dhe me lulishte të sistemuara. Rikonstruksioni i kësaj rruge është kryer në një hark kohor prej katër muajsh. Fondi për këtë rikonstruksion është 19 192 080 lekë. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 714 metrash dhe një gjerësi prej 6.5 metrash. Punimet në këtë rrugë kanë konsistuar në punimet e shtresave rrugore, punime kanalizimi dhe trotuare, janë vendosur 26 shtylla ndriçimi si dhe sinjalistika e plotë rrugore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›